Sali Berisha në bashkëbisedimin online të zhvilluar këtë të shtunë me qytetarët tha se PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Cilido që lexon atë raport konstaton se PPE denoncon me të madhe shtypjen e pluralizmit politik, mohimin e të drejtave elementare kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament. […] Por ky raport dhe rezoluta e këtij raporti kanë një risi tjetër shumë të rëndësishme. Ato kërkojnë dhe mbështesin krijimin e një qeverie teknike apo kujdestare për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pasi PPE bindet se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por vetëm farsa elektorale. Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për PD, por edhe për shqiptarët. Kreu demokrat u ndal dhe tek përplasjet e dhunshme mes policisë e protestuesve para Kuvendit. Ai kërkoi lirimin e menjëhershme të të gjithë të të ndaluarve.