Ish-kryeministri Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë pranë Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të detyrimit për tu paraqitur. Në dalje nga SPAK, Berisha u ndal dhe lexoi edhe shënimin lënë për kreun e këtij institucioni, teksa vijoi akuzat ndaj ish-kryegjyqtares së Posaçme, Irena Gjoka. Berisha akuzoi anëtarët e komisionit të vettingut, se kanë kaluar pa merët Gjokën, teksa për këtë publikoi dokumente.