Sali Berisha mbrojti skualifikimin nga gara të dy kandidatëve të vetëm që u regjistruan në garën kundër tij për kryetar të Partisë Demokratike. Kryedemokrati foli gjatë një takimi me bazën e partisë në Dibër. Për skualifikimin e Vladimir Mulës dhe të Mereme Selës dha dy arsyetime të ndryshme. Për të parin tha se nuk punonte për Partinë Demokratike, ndërsa të dytës tha se i mungonte profili i lartë politike.