Kryedemokrati Sali Berisha, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se asnjë provokim ndaj opozitës nuk do të ndikojë në mbështetjen e saj për revoltën studentore. ‘Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore…’ Berisha u shpreh i bindur për fitoren e protestës studentore, duke përsëritur angazhimin e PD-së për të mbështetur studentët.