Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim online me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku foli për strategjinë e tij politike, ecurinë e protestave dhe drejtoi gishtin ndaj kundërshtarëve politikë. Më tej, ai u ndal te protesta e 10 shkurtit duke e cilësuar “si kryengritjen paqësore më të fuqishme në historinë e Shqipërisë pas 1991”. Berisha e përshkroi këtë ditë si një shfaqje të guximit dhe dinjitetit të shqiptarëve.