Berisha deklaron nga selia e Partisë Demokratike se kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk gëzon asnjë autoritet dhe tagër për të vepruar. Heshtjen e ndërkombëtarëve pas zgjedhjes së tij si kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur ta konsiderojë një qëndrim normal.