Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të premte disa video në të cilat shfaqen një sërë parregullsishë në 6 qendra të ndryshme votimi në Kamëz, nga 133 që kjo kishte në total. Sipas ish-kryeministrit, në këto qendra, operatorë dhe komisionerë kanë votuar në emër të zgjedhësve duke u marrë atyre kartat e identitetit, teksa për këto shfaq edhe videot përkatëse.