Sali Berisha nuk e njeh vendimin e gjykatës së posaçme, që i ka caktuar detyrim paraqitje dy herë në muaj para oficerit të policisë gjyqësore pranë SPAK. Ish-Kryeministri doli në një konferencë me gazetarët për të përforcuar qëndrimin që ka mbajtur përgjatë të gjithë javës, se masa e sigurisë ndaj tij shkel Kushtetutën, pasi është marrë pa autorizimin e Kuvendit.