Berisha: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë, në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha Kjo prani dëshmon se ju e parandjeni që ky për Shqipërinë është udhëtimi i viteve. Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991. Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t'u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit.