Teksa kanë mbetur 3 ditë nga heshtja zgjedhore, subjektet politike I kanë intensifikuar takimet elektorale, si mundësi për të maksimizuar votën. Këtë të mërkurë Berisha sulmoi kandidatët e Partisë Socialiste, teksa duke u ndalur në Malësi të Madhe, u shpreh se veç deputetëve demokratë, asnjë tjetër nuk ka ngritur zërin për zonën e tyre.