Ish-kryeministri Sali Berisha është rreshtuar në krah të Albin Kurtit, lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës. Në një deklaratë jashtë Parlamentit, Berisha u shpreh se Albin Kurti po zbaton kushtetutën dhe ligjet e vendit të tij. Duke u ndalur tek akuzat se drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror ka udhëtuar për disa ditë në Serbi, Berisha kishte një koment, duke përforcuar qëndrimin e tij.