Sali Berisha u ndal këtë të martë në Lezhë, për foltoren e radhës të Ripërtëritjes. Fokus edhe njëherë ishte protesta kombëtare që është thirrur nga opozita të enjten para Kuvendit ku do të kundërshtohet reforma e re territoriale e propozuar nga socialistët. Ka një protestë në Tiranë. Qëndrimi ynë ka qenë, është bazuar në një qëndrim të drejtë moral: së pari, nuk e kemi thirrur e nuk marrim ne drejtimin, së dyti e mbështesim me gjithë forcën tonë, bëjmë gjithçka që të mos përçahet dhe të mos e manipulojnë.