Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit edhe këtë të hënë në SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë e Posaçme, kryedemokrati hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama për kontroll të drejtësisë sa i takon çështjes Balluku, duke thënë se kjo dosje nuk është e mbyllur.