Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me studentë të shkollës franceze, Sciences Po, ku në fokus ishin korrupsioni, ekonomia dhe integrimi europian i Shqipërisë. Berisha tha në rrjetet sociale se gjatë bashkëbisedimit deklaroi se lufta kundër korrupsionit kërkon reforma strukturore, Ai përmendi lehtësimin e procedurave administrative, uljen e taksave dhe përdorimin e teknologjisë për rritjen e transparencës në prokurimet publike.