Sali Berisha zhvilloi takimin e dytë me emigrantët shqiptarë në Itali. Pas Romës, kreu i Partisë Demokratike u ndal në Parma. Berisha ftoi emigrantët që të regjistrohen, pasi sipas tij, më 11 maji kanë në dorë fatet e kombit. Kryedemokrati u prezantoi emigrantëve programin e Partisë Demokratike, ku në pikën për kriptovalutat, shpalosi ambicien e Donald Trump, por në përmasa rajonale.