Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi mobilizimin e strukturave të opozitës dhe intensifikimin e aksionit politik kundër qeverisë. Në mbledhjen me Kryesinë dhe sekretariatet e PD-së të mbajtur këtë të mërkurë, Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një moment kritik dhe akuzoi kryeministrin Rama për përgjegjësi direkte për situatën politike dhe institucionale në vend.