Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga Strasburgu se ka denoncuar në grupin parlamentar të partive të djathta europiane situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz për sigurinë e Europës. Berisha tha se ka denoncuar në Strasburg edhe terapinë konvertuese, si një terapi çnjerëzore dhe agresion që u bëhet fëmijëve për të ndryshuar gjinitë nga agjenda e Xhorxh Sorosit.