Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur, sipas tij, policinë kriminale, SHISH-in dhe administratën. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu demokrat tha se Rama ka angazhuar çdo kënd në krijimin e adresave false për të ndikuar në algoritëm.