Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publik reagimin e kongresmenit amerikan Joe Wilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Në deklaratën e tij, Berisha lexoi mesazhin e Wilson, i cili shprehet i shqetësuar për përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët shqiptarë meritojnë liri, shtet ligjor dhe përgjegjshmëri institucionale. “Qeveria duhet të përmbahet nga të gjitha llojet e dhunës kundër protestuesve. Të rinjtë meritojnë një zë në të ardhmen e vendit të tyre”, thuhet në reagimin e kongresmenit amerikan.