Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal pasditen e të premtes në Elbasan ku zhvilloi “Foltoren e Ripërtëritjes”. Berisha e përqendroi mesazhin te gjendja ekonomike dhe sociale në vend, emigracioni, pensionet, çmimet dhe lufta kundër krimit të organizuar, ndërsa kërkoi mobilizimin e opozitës për kilometrin e fundit drejt fitores. Kreu demokrat u ndal edhe tek reforma territoriale, duke kundërshtuar çdo reduktim të mëtejshëm të numrit të bashkive.