Kryedemokrati, njëherësh ish-kryeministër i vendit, Sali Berisha, reagoi lidhur me qëndrimin e ambasadës së BE ku uronte kryeministrin dhe qeverinë e re për mandatin e katërt. Sipas Berishës, ai nuk përfaqëson organizatat ndërkombëtare, që kanë dënuar maxhorancën socialiste, referuar rezolutave të votuara kundër qeverisë. SINK Rezolutat nuk bien asnjëra. Ambasadori i BE-së nuk përfaqëson në detyrën e tij, organizatat e partive politike. Ai përfaqëson BE-në. Pra këtu nuk ka asnjë lloj ngjarje të paqartë. Rezolutat përkundrazi janë në fuqi dhe do jenë, e ju garantoj ju se farsa elektoral e Edi Ramës e dënuar tashmë nga të gjitha rezolutat ndërkombëtare të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë, nuk do pranohet kurrë nga PD-ja.