Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ndodhet në ‘arrest shtëpie’ ka kërkuar leje përmes avokatëve të tij që të dalë nga shtëpia për të shkuar në Kuvend. Lideri demokrat u është drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit. Avokatët argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës. Kërkesa e Berishës është bërë të hënë e 15 janarit.