Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Qeverinë se po mashtron fermerët me arsyetimin se skema e subvencionit të naftës u hoq pasi ligji u përafruar me Bashkimin Europian. Sipas Berishës, në BE nuk ka asnjë vend anëtar që nuk subvencionon naftën për fermerët, ndaj kërkoi që Kuvendi të miratojë një ligj për subvencionimin e karburanteve jo vetëm për fermerët, por edhe për transportin publik.