Sali Berisha kërkon një pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 14 majit. Në një deklaratë nga selia, ish-Kryeministri thotë se më 14 maj duhet të jetë vota për ndryshimin. Berisha ftoi gjithashtu edhe punonjësit e shtetit. BERISHA - Thirrja ime është të merrni pjesë në votime, mos dëgjoni njeriun që ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Vetë kjo thirrje duhet të zgjojë te ju përgjegjësinë e madhe që keni ndaj vetes, familjes dhe vendit dhe duhet ta ushtroni atë përgjegjësi me votën tuaj të lirë. Berisha ka nxjerrë 61 kandidatë në zgjedhjet e së dielës nën logon e koalicionit Bashkë Fitojmë me Ilir Metën.