Sali Berisha përjashtoi mundësinë e një bojkoti të Parlamentit nga ana e opozitës gjatë mbledhjes së zhvilluar me Krysinë dhe sekretariatet e PD, pavarësisht përplasjeve me mazhorancën, të cilën e akuzon për shkelje të të drejtave të deputetëve të opozitës. Ai tha se nëse PD do e merrte një vendim të tillë në këto momente atëherë kjo gjë do të kthehej sipas tij në një avantazh për Edi Ramën. Por unë kam qenë dhe mbetem i bindur, mbetem thellësisht i bindur se ky do ishte një avantazh për Edi Ramën.