Mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën sërish këtë të mërkurë poshtë banesës së ish kryeministrit, i cili prej datës 30 dhjetor është izoluar në shtëpi, pas vendimit të gjykatës së posaccme antikorrupsion, që ndryshoi masën e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie. Ndonëse Berishës i ndalohet të komunikojë me cdo person, përvec atyre me të cilët ndan banesën, këtë masë ish kryeministri e shkeli. Nga dritarja e banesës, Berisha mbajti një fjalim për mbështetësit e tij, ku justifikoi edhe arsyen që përse nuk ka reaguar këto ditë.