Ish-kryeministri dhe njëherësh lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kthyer përgjigje Kryesisë së PD zyrtare, lidhur me kërkesën për bashkim. Sipas ish-kryeministrit, rruga e vetme është bashkimi, teksa shton se nuk e njeh kryesinë pasi është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.