Partia Demokratike ka nisur punën për përgatitjen e fushatës për zgjedhjet e vitit 2025, duke caktuar së pari drejtuesit politik të qarqeve. Ishte Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, i cili mori koston përballë demokratëve të caktonte emrat e drejtuesve politikë, një listë që ka shkaktuar debate të shumta brenda Kryesisë së PD. Mungesa e një përfaqësueseje grua në këtë listë të rëndësishme, është bërë shkak për debat, teksa në sy ra edhe mungesa në mbledhje e Jozefina Topallit, e cila u rikthye në PD pas nisjes së foltoreve nga Berisha kundër Lulzim Bashës, i cili për Topallin ishte shkak i largimit nga PD.