Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal këtë të premte në Korçë ku zhvilloi foltoren e ripërtëritjes së radhës. Pasi akuzoi qeverinë se ka nxitur shpopullimin dhe se ka nxitur vendin në krim e korrupsion, foli dhe për zgjedhjet lokale, ku foli për krijimin e një fronit të ri opozitar. Berisha pati dhe një ftesë për Flamingot që prej 125 ditësh po protestojnë në shesh. Si parti ne po perpiqemi te krijojme nje front te gjere opozitar dhe do pranojme propozimet per kandidate. Une ftoj dhe perfaqesuesit e protestes jemi te gatshem te marrim parasysh cdo propozim te tyre.