Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët deklaroi se, Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) miratoi me unanimitet të plotë një rezolutë të fortë për Shqipërinë, gjatë samitit të mbajtur në Zagreb. Dokumenti, i miratuar nga 43 parti anëtare, e klasifikon Shqipërinë si ‘autokraci elektorale’ dhe dënon ashpër gjendjen e krijuar nga qeveria socialiste. Ai deklaroi se Shqipëria zuri një vend tejet të rëndësishëm në diskutimet e këtij forumi ndërkombëtar.