Sali Berisha pasi u konfirmua në krye të partisë, falënderoi demokratët për mbështetjen e dhënë ndërsa I dërgoi një mesazh edhe kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kjo fitore është një votëbesim në përmbushjen e misionit të opozitës, atë të rrëzimit të qeverisë. Garantoj mafien qeveritare dhe vasalët e saj se lufta jonë është absolutisht e pakompromis. Se fitorja jonë është e pashmangshme. Se ky proces zgjedhor, që mbyllet sot, ka nxjerrë PD-në më të fortë se kurrë në ekzistencën e saj.