Demokratët rikonfirmuan Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike. Edhe pse në garë me veten, Berisha mundi të merrte shumicën e votave të anëtarëisë së PD. Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, deklaroi se kanë votuar 39,441 demokratë. Nga të cilët 37341 ishin për Berishën.