Kryetari i Partisë Republikane Fatmir MEdiu, ai i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e Edmond Haxhinasto, kanë mëbërritur këtë të martë në selinë e Partisë Demokratike. Burime bëjnë me dije se aleatët opozitarë po dikutojnë me Berishën për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.