Procesi i zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese nga Komisioni i Rithemelimit tashmë po shkon drejt raundit final. 20 anëtarët e sapozgjedhur të kryesisë, do të mblidhen këtë të premte në orën 14, ku do të miratojnë kandidaturat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për postet e sekretarit të përgjidhshëm, nënkryetarit të partisë si dhe sekretariatet e tjera të partisë. Fill pas depozitimit të kandidaturave nga ana e Berishës, do të çelen edhe votimet në orën 17 nga këshilli kombëtar.