‘Diversant tek partia e Ilir Metës’. Kështu i konsideron Taulant Balla kandidatët e dalë nga primaret e organizuara nga Sali Berisha, dhe që në këto zgjedhje garojnë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Nga Lushnja krah kandidates së Partisë Socialiste, Eriselda Sefa, drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla shpalosi projektet që janë planifikuar për qytetarët e kësaj zone, teksa nuk la pa thumbuar koalicionin Meta-Berisha.