Berisha dhe Meta janë në sintoni të plotë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në selinë e Partisë Demokratike, dy aleatët politikë zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, ku negociuan për primaret, referendumet dhe emrat që do të garojnë në nivel bashkie. Meta deklaroi se kandidatët e Partisë së Lirisë do të përfshihen në primaret e organizuara nga demokratët.