Jo vetëm mbështetje për protestat para SPAK, por ish-kryeministri shkon edhe më tej në përkrahje të ish-Presidentit të Republikës, tashmë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar, Berisha paralajmëroi dërgim të çështjes ‘Meta’ në Gjykatën e Hagës, për torturë e keqtrajtim publik.