Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi homazhe në Vlorë në kuadër 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në përfundim të homazheve ai dha një prononcim për mediet, ku u shpreh se është betuar para varrit të Ismail Qemalit për largimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideroi si ‘Pashiqi shqiptar’.