Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ftoi të gjithë deputetët dhe aleatët opozitarë për të diskutuar për zgjedhjet lokale, përjashtoi çdo mundësi diskutimi me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Berisha u shpreh i vendosur në primaret e hapura, që do të lejojnë edhe votimin e simpatizantëve. ‘U kërkova partive aleate bëni listat të votojnë anëtarët dhe simpatizantët tuaj njëlloj. Gjersa gjithçka është e hapur. 'Të gjithë mund të marrin pjesë përveç njërit, ai ka problemin e vet. E merrni me mend ju. Asnjeri nuk implikoj, ai është vetëm i izoluar të sqarojë problemin e vet te madh qe ka.