Kryedemokrati Sali Berisha, përshëndeti në konferencën me gazetarët të kësaj të hëne vizitën e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Teksa falënderoi për ndihmën që BE i ka dhënë vendit tone, apeloi që integrimi në union të bëhet në bazë të meritës, çka do të ndihmonte sipas Berishës, edhe më shumë Shqipërinë të përparonte.