Gjatë seancës plenare, Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po zhvillon një anti-miting në Vlorë ndërsa fajësoi për dhunë ndaj protestuesve socialistët. Këtyer akuzave iu përgjigj kreu I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, që tha se Berisha s’mund të jetë I ftuar në ditëlindjen e PS, ndërsa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, opozita do të mposhtet sërish.