Prestigjozja britanike ‘The Telegraph’, i ka kushtuar një hapësirë ish-kryeministrit Sali Berisha dhe shpalljes së tij ‘Non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar. Duke u ndalur tek hetimet e fundit për korrupsion në dosjen ‘Partizani’, sipas të cilës rezulton se familja e vajzës së ish-kryeministrit ka paguar qindra mijë euro për procesin ankimues në Britani, shkruan: “Tashmë përmes dokumenteve në Shqipëri ka dalë se zoti Berisha ka shpenzuar më shumë se 500,000 euro (417,500 paund) duke punësuar avokatë në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar çështjen e tij.