Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mahniti me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë. Megjithatë, ajo mori vëmendje të madhe pasi u shfaq për herë të parë në një tapet të kuq me të dashurin e saj të ri, regjisorin Romain Gavras. Edhe pse e kishin mbajtur deri më tani private marrëdhënien e tyre, dyshja tashmë e konfirmoi atë publikisht. Dua dhe Romain u mbajtën për dore teksa mbërritën në premierë dhe ai vendosi një dorë në belin e saj teksa pozonin për foto.