Detaje të reja janë bërë me dije nga arrestimi i një bande shqiptarësh në Angli, që merreshin me trafik të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Mediat britanike shkruajnë se ishte një berberhane, vendi që shrytëzohej nga banda e shqiptarëve, jo vetëm për shitjen e drogës, por për të vënë baste me mijëra puandë. Ishin dy vëllezër shqiptar Edmond dhe Eduard Haziri, ata të cilët ranë fillimisht në prangat e policisë. Sipas policië britanike, dyshja fitonin rreth 4 mijë paundë në ditë, duke shpërdarë drogë në zona të ndryshme.