Qytetarët rusë që duan ti arratisën luftës së Vladimir Putin kanë marrë me qira shumicën e apartamenteve në Beograd dhe Novi Sad. Çmimet e apartamenteve në këto qytete janë rritur me rreth 10 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, në Serbi kanë mbërritur më shumë 104 mijë rusë. Çmimet e banesave në Beograd dhe Novi Sad tashmë kushtojnë më shumë se 1,500 euro për metër katror. Ardhja e qytetarëve rusë ka ndikuar edhe në çmimet e qirave.