Top News – Bënte thirrje për kalifat / Gjermania mbyll një shoqatë myslimane
05/11/2025 15:15

Gjermania mbylli të mërkurën një shoqatë myslimane, duke e akuzuar për veprimtari anti-kushtetuese, përfshirë thirrje për krijimin e një kalifati, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane. Policia gjermane kreu kontrolle në shtatë ndërtesa në qytetin verior të Hamburgut, ku e kishte selinë shoqata Muslim Interaktiv. "Ne nuk do të lejojmë që organizata, si Muslim Interaktiv, ta minojnë shoqërinë tonë të lirë me urrejtjen e tyre... dhe ta sulmojnë vendin tonë nga brenda", tha ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt. Shoqata u vu në qendër të kritikave në prill të vitit 2024 gjatë një proteste në Hamburg, ku më shumë se 1.200 njerëz demonstruan, duke dënuar politikat sipas tyre islamofobe të Gjermanisë. Pankartat e mbajtura në atë protestë përfshinin disa me mbishkrimin “kalifati është zgjidhja”, gjë që bëri bujë në të gjithë vendin dhe nxiti debat të ashpër kombëtar. Shoqata, e akuzuar gjithashtu për mohimin e të drejtave të grave dhe nxitjen e urrejtjes ndaj Izraelit, tani do të shpërbëhet dhe pasuria e saj do të konfiskohet, sipas Ministrisë. Qyteti i Hamburgut tha se kjo shoqatë, e themeluar në vitin 2020, ishte aktive kryesisht online dhe kritikonte politikanët dhe shoqërinë për gjoja mospranimin e “të gjithë komunitetit mysliman”. Ministri i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote, përshëndeti mbylljen e kësaj shoqate dhe tha se autoritetet “eliminuan një grup islamist të rrezikshëm dhe shumë aktiv”. Policia të mërkurën kreu kontrolle gjithashtu në disa ndërtesa në Berlin dhe në landin perëndimor Hese, si pjesë e hetimeve ndaj dy grupeve të tjera, Generation Islam dhe Realitaet Islam. Gjermania më parë ka ndaluar disa organizata myslimane, si organizatën joqeveritare Ansaar, e cila u akuzua në vitin 2021 për financim të terrorizmit islamist nën petkun e bamirësisë.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00