Dëgjesat publike për Reformën e re Administrative Territoriale në Bashkinë e Belshit kanë dështuar të sjellin pjesëmarrjen e pritshme të qytetarëve. Këshilli Bashkiak i Belshit kishte parashikuar zhvillimin e 5 dëgjesave publike, në qytetin e Belshit dhe në njësitë administrative Kajan, Grekan, Fierzë dhe Rrasë. Megjithatë, ajo që ka rënë në sy gjatë këtyre takimeve ka qenë mungesa e interesit dhe pjesëmarrja e ulët e qytetarëve.