Top News – Belgjikë, si u zbulua vrasësi shqiptar/ Historia e Muhamet Belbës nga viti 1993
23/01/2021 18:53

Në vitin 1993, Muhamet Belba ka qenë vetëm 24 vjecc. Për shkak të kushteve ekonomike, por edhe si pjesa më e madhe e të rinjve edhe ai u nis drejt Greqisë si emigrant ekonomik pa asnjë dokument me vete, por duke shfrytëzuar hapësirat pa asnjë kontrollit në atë kohë të kufirit të gjelbër mes Shqipërisë dhe vendit fqinj. Pas disa muajve në Greqi, i riu i asaj kohe kryen një krim të rëndë, teksa shkon në shtëpinë e një pronar grek me qëllimin për ta grabitur, por në momentin që u pikas prej tij, ai e qëlloi, duke e lënë të vdekur. Kjo është historia me pak fjalë, ndërsa që prej asaj kohe, Muhamet Belba ka qenë një prej personave më të lakuar për llojin e krimit të kryer dhe aq më tepër në një kohë kur shqiptarët rrekeshin të punonin për disa të ardhura më shumë. Në 17 shkurt të vitit 1993, Muhamet Belba shkruan emrin në listën e personave më të kërkuar e për të cilin shumë institucione të kërkimit policor në Shqipëri dhe jo vetëm publikuan emrin e tij. Në njoftimin e policisë së shtetit për personat në kërkim duket qartë se për të janë vetëm të dhënat e identitetit dhe asnjë foto, cka e ka bërë më të vështirë kërkimin. Megjithatë, krimi për të cilin kreu në Greqi mori dënim me 22 vjet burg në Shqipëri nga Gjykata e Elbasanit, që kishte nën juridiksion edhe rrethin e Librazhdit, prej nga ishte origjina e Belbës. Pas 28 vjetësh, Belba arrestohet në Belgjikë. Informacioni për vendndodhjen e tij u sigurua nga një tjetër shqiptar, që kishte mundur ta njohë për një kohë të gjatë dhe ka lajmëruar policinë vendase, e cila pas kontakteve me palën shqiptare bëri të mundur arrestimin dhe këtë të shtunë ai u ekstradua në Shqipëri, ku do të kryejë edhe dënimin.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47