Top News/ Belgjika, 30 avionë F16 për Ukrainën / Zelenski firmos marrëveshjen e sigurisë, 1 mld USD
28/05/2024 12:37

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky firmosi të martën një marrëveshje të sigurisë me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel. Zelenski tha se marrëveshja me vlerë 977 milionë dollarë tregon përkushtimin e Belgjikës për t’i ofruar mbështetje Ukrainës në një periudhë 10-vjeçare. Sipas presidentit ukrainas, marrëveshja tregon “për herë të parë” që Ukraina do të marrë 30 avionë ushtarakë amerikanë F-16, dhe i pari do të mbërrijë në vend më vonë gjatë këtij viti. Kjo marrëveshje sigurie është rezultat i një vendimi të marrë prej krerëve të shteteve anëtare të NATO-s, përgjatë një samiti në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, korrik e vitit të kaluar. Atëherë, vendet anëtare ranë dakord të nënshkruanin marrëveshje dypalëshe me Ukrainën, për t’i garantuar sigurinë këtij vendi në periudhë afatgjatë. Marrëveshjet garantojnë që Ukraina do të marrë armë dhe ndihmë financiare, për të përmbushur nevojat që ka deri sa vendi të realizojë synimin për anëtarësim në NATO. Marrëveshja vjen ndërkohë që Rusia vazhdon të avancojë në fushëbetejë në tokën ukrainase. Ushtria ukrainase ka vuajtur ndërkohë shumë nga mungesa e armëve dhe municioneve në muajt e fundit, ndërsa SHBA miratoi me shumë vonesa paketën e ndihmës ushtarake në vlerën 61 miliardë dollarë.

Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25
Top News – Prejardhja gjermane s’e kursen. Gjermania, vendi më i goditur nga tarifat e Trump
12/07 19:24
Top Channel/ Në 16 korrik pritet rritje stratosferike e çmimit të cigareve, purove dhe…
12/07 18:40
Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16
Top News – Kurdët djegin armët, Erdogan i përshëndet. ‘Ditë historike për Turqinë e Madhe dhe paqen’
12/07 13:40
Top News – ‘Fshesa’ e Trump te DASH. Nis shkarkimi i mbi 1300 punonjësve të Departamentit
12/07 13:37
Top News – Presidenti i kriptovalutave. Trump çon në Kongres tre nisma për monedhat digjitale
12/07 13:35
Top News- Rusia lëshon qindra dronë drejt Ukrainës/ Polonia ngre avionë luftarakë për t’u mbrojtur
12/07 13:20
Top News- Trump dhe Vjosa Osamani flasin për kërcënimin nga Serbia, Kurti dhe institucionet heshtin
12/07 13:17
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 13:16
Top Channel/ Taksa kundër mbiturizmit, Greqia vendos barriera në zonat me fluks vizitorësh në ishuj
12/07 12:26
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 12:23
Top Channel/ Kërkuan ushqim, OKB: Gati 800 viktima pranë qendrave të ndihmës në Gaza!
12/07 12:05
Top Channel/ Skandal rozë! E dashura sekrete e Ministrit udhëtoi me… avion ushtarak! Dalin pamjet
12/07 12:00
Top Channel/ BE dhe Ukraina bashkojnë forcat: Aleanca teknologjike, 100 mln euro për mbrojtjen!
12/07 11:47