I zgjedhuri i Himarës, Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi depozituan dy rekurse në Gjykatën e Lartë, ku kërkojnë vlerësimin e paligjshëm të arrestimit në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit si dhe të lejimit të përgjimeve të fshehta. Në dokumentetin e depozituar pranë Gjykatës së Lartë kërkohet të vlerësohet i paligjshëm vendimit të prokurorit të Vlorësqë lejon përgjimin e fshehtë fotografik, filmik, audio ose me video të personave në vende private, të kryera nga i infiltruari Arsen Rama.